30 vjeçari hipën në vinç, kërcënon me hedhje (Foto)

Një i ri ka hipur në vinçin e një pallati në ndërtim në Tiranë dhe kërcënon se do të hidhet nga aty.

Lajme

27/07/2015 10:48

Pallati në të cilin ka hipur 30-vjeçari dhe kërcënon se do të vetëhidhet ndodhet pranë Gjykatës së Lartë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrëfikset.

Specialistë të forcave Shqiponjës janë pozicionuar në të dy anët e rrugës. Gjithashtu është bllokuar lëvizja e qytetarëve në këtë zonë. Policia po mundohet të negociojë më të.

30-vjeçarin dhe sipas informacioneve ai ka pranuar të negociojë. Po ashtu edhe forcat zjarrfikëse po mundohen të komunikojnë me të e ta bindin të zbresë. /Shqiptarja.com

a3