30 Universitete Evropiane pjesë e Panairit të Studimeve në Kolegjin Universum

Për herë të parë në Kosovë Kolegji Universum organizoi Javën Ndërkombëtare.

Lajme

10/05/2019 10:20

Java Ndërkombëtare kishte në fokus aktivitete të cilat kanë në thelb rrjetëzimin, ku gjatë kësaj jave në Kolegjin

Universum po qëndrojnë 30 Universitete Partnere të Kolegjit Universum nga Evropa.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare Kolegji Universum organizoi Panairin e

Studimeve Jashtë Vendit gjatë së cilit studentët dhe pjesëmarrësit u takuan me Universitetet Partnere të Kolegjit Universum dhe mësuan më shumë rreth BURSAVE dhe mundësive që iu ofrohen për studime në këto Universitete.

Disa nga Universitetet Partnere që morën pjesë në Panairin e Studimeve janë University of Bradford, University of Marburg, Ludwigshafen University, Mykolas Romeris University, Savonia AMK – Savonia University of Applied Sciences, Powiślańska Szkoła Wyższa, Czech Technical University in Prague, Kajaani University of Applied Sciences, Nova University, Ondokuzmayıs Üniversitesi, University of New York in Tirana, European University-Republic of Macedonia.

Deri më tani 103 studentë dhe 83 staf akademik dhe administrativ të Kolegjit Universum kanë shfrytëzuar mundësinë për shkëmbim semestral në Universitetet më me renome në Evropë. Këtë vit do të ofrohen 385 Bursa Ndërkombëtare për studentë në vlerë prej 2 milion €.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentë!! Për më shumë info rreth universiteteve partnere dhe Javës Ndërkombëtare n ju lutem kontaktoni Kolegjin Universum në facebook & instagram apo në +383 44 144 062.