30 aksidente brenda një dite

12:03 | 17 Prill 2019

Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 30 aksidente në trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin tonë kanë ndodhur 30 aksidente, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, nëntë aksidente kanë qenë me lëndime trupore kurse 21 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 235 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/