3-vjeçari rrëzohet nga gati dy metra lartësi nga lodrat në Gërmi, fajësohet komuna

Një fëmijë rreth moshës tre-vjeçare është rrëzuar sot nga një lartësi e konsiderueshme në lojërat e Parkut të Gërmisë në Prishtinë.

Lajme

17/08/2019 14:32

Lajmi është bërë i ditur nga qytetarët përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Qytetari ka bërë të ditur se viktima ka vjellur menjëherë pas rrëzimit. Ai ka fajësuar komunën për këtë.

“Nje fmi rreth 3 vjet, sa po u rrexu prej kesaj ures rreth 160cm naltesi. Fmiu vjelli meniher mas rreximit. InshAllah nuk ka lendim ne koke! Knena ka 1€ na marrin me hy me kerr, edhe kurfar mirembajtje te lodrave”, ka shkruar ky qytetar në Tëitter. /Lajmi.net/