3 vendet kryesore në trup ku duhet të hidhni parfumin
Ka shumë gjasa që ju të mos e keni ditur këtë më parë. Mësojeni më poshtë se në cilat vende duhet ta hidhni parfumin në trup.

Lifestyle
Në flokë
Sigurohuni që të spërkatni flokët me parfum së paku 10cm larg nga ato. Në këtë mënyrë, flokët nuk do të thahen dhe aroma e parfumit do të shpërndahet më shumë.
Prapa veshëve
Qafa është vendi kryesor ku aplikohet parfumi. Sidoqoftë, është më mirë që ta vendosni prapa veshëve kështu që nuk do ta dëmtoni qaforen.
Në kyçin e dorës
Kyçi i dorës është gjithashtu një tjetër vend i duhur për ta spërkatur me parfum. Sidoqoftë, përpara se ta vendosni parfumin, merrni një sasi të vogël të kremit kundër tharjes së lëkurës dhe vendosni ne pikat e pulsit në kyçin e dorës. Kështu, parfumi do të mbajë erë më gjatë! (lajmi.net)