3 shenja që tregojnë se e keni takuar dikë në jetën e kaluar

Çfarë mendoni? A e keni takuar dikë më parë në një jetë tjetër? Më poshtë, sipas disa studiuesve që besojnë se kemi jetuar edhe një jetë më parë, mund t’i mësoni disa prej shenjave që tregojnë se mund ta keni takuar dikë në atë jetë.

Lifestyle

17/10/2015 18:38

1. Nëse ndjeheni menjëherë të lidhur
Kur flasim për njerëzit nga një jetë e kaluar, ne shpesh mendojmë për miqtë dhe familjarët tanë dhe madje edhe personat që i duam. Shpesh kur takoni dikë nga jeta e kaluar, ju e ndjeni një lidhje menjëherë sikur e njihni nga diku. Nëse e takoni një person nga e kaluara që nuk e keni pëlqyer, do të filloni të ndjeni neveri menjëherë. Në anën tjetër, kjo është një shenjë se ju i keni njohur ata më parë.

2. Lidhja juaj duket telepatike
Kjo jo medoemos do të thotë se ju do të filloni të dërgoni mesazhe mendore njëri-tjetrit. Por, sipas studiuesve, veshët e tyre skuqen kur ju flisni për ta – një gjë që besojmë se ju ka ndodhur shpesh, që të ju ‘digjen’ veshët nga një temperaturë e shtuar pa arsye. Ju mund të mendoni për ta dhe pas disa sekondave të merrni një mesazh nga ata – që tregon se ata e kanë ndjerë se jeni duke menduar për ta. Është një lidhje që është e vështirë të shpjegohet dhe e vështirë të shkëputet, transmeton lajmi.net.

3. Shikimi në sytë e tyre
A e keni shikuar ndonjëherë dikë në sy dhe jeni habitur? A jeni ndjerë sikur keni shikuar në ata sy miliona herë më parë? Nëse sytë e tyre duken të njohur për ju, kjo mund të jetë për shkak se i keni parë në jetën e kaluar. Nëse ju ndodhë kjo, atëherë duhet të tregoni vëmendje. Disa njerëz besojnë se sytë nuk ndryshojnë nga jeta në jetë, duke na lejuar që t’i njohim ata në bazë të përjetimeve nga jeta e mëparshme. (lajmi.net)