“3 pemë të festave të fundvitit, fjongo të mëdha plishi ngjyrë vishnje” – Presidenca planifikon t’i harxhoj 4 mijë e 600 euro për të dekoruar objektin për Vitin e Ri

Me afrimin e festave të fundvitit, edhe objekti i Presidencës së Kosovës do të marrë pamje festive. Një tender në vlerë 4 mijë e 600 euro tashmë është dhënë për ta dekoruar objektin për fundvit. Me këtë kontratë është shpërblyer kompania “Selmans Network”, teksa nënshkrimi ka qenë i planifikuar për sot. Në dosjen e tenderit…

Lajme

09/12/2025 19:03

Me afrimin e festave të fundvitit, edhe objekti i Presidencës së Kosovës do të marrë pamje festive. Një tender në vlerë 4 mijë e 600 euro tashmë është dhënë për ta dekoruar objektin për fundvit.

Me këtë kontratë është shpërblyer kompania “Selmans Network”, teksa nënshkrimi ka qenë i planifikuar për sot.

Në dosjen e tenderit të publikuar në platformën e-Prokurimi janë dhënë detaje edhe se në cilat hapësira do të vendosen dekorimet.

Përmes kësaj kontrate parashihen:

-Dekorimi i rrethojës së gjelbër në oborrin e ndërtesës me drita me ngjyrë të ngrohtë për – 20 metra;

-Dekorimi i 5 shtyllave në hyrje të ndërtesës së Kuvendit me degë bredhi me drita me ngjyrë të ngrohtë – 50 metra

-Dekorimi i hapësirës së jashtme në mes të dyerve të hyrjes dhe dritareve të Kabinetit në formë harku me fjongo të mëdha plishi ngjyrë vishnje – 30 metra

-Dekorimi i shkallëve me degë bredhi me drita të ngrohta dhe fjongo plishi ngjyrë vishnje dhe ornamente ngjyrë të verdhë – 25 metra

-Dekorimi i hapësirës së ekspozimit të dhuratave (Këndi i Kurajos dhe hapësirë ekspozuese në Kabinet) me degë bredhi me fjongo plishi ngjyrë vishnje dhe ornamente ngjyrë të verdhë – 25 metra

-4 dekorime rrethore për dyert e Kabinetit

-Dekorimi i kaminit në Kabinet me degë bredhi, qirinj dhe dru articial – (dizajni sipas fotos nr. 5);

-3 pemë të festave të fundvitit për ambient të brendshëm (2.5 m në lartësi) të dekoruara

-30 fjongo të plishit ngjyrë vishnje me gjerësi – 1 metër, transmeton reporteri.

-50 kuti dekorative që vendosen poshtë pemës, me dimensione të ndryshme, me nuanca të ngjyrës së verdhë dhe ngjyrës vishnje

-Dekore tjera varësisht nga propozimi i Operatorit ne mënyrë që të duket ambienti sa më festiv.

Në fund, kompania fituese duhet t’i demontojë të gjitha dekorimet në datën e përcaktuara nga Presidenca dhe ta rikthejë objektin në gjendjen e mëparshme