Kosovarët zgjodhën më tepër sezonin e verës për t’u martuar- por brenda vitit numër i madh i çifteve edhe u ndanë
Në një periudhë 9 mujore të vitit 2025, saktësisht nga janari deri në shtator 11 mijë e 84 çifte kurorëzuan dashurinë e tyre. Kësisoj mbi 11 mijë çifte zgjodhën që të martohen në një periudhë vjetore të 2025-ës duke e shtuar kësisoj numrin e të martuarve në vendin tonë. Kjo rezulton të jetë statika në…
Lajme
Në një periudhë 9 mujore të vitit 2025, saktësisht nga janari deri në shtator 11 mijë e 84 çifte kurorëzuan dashurinë e tyre.
Kësisoj mbi 11 mijë çifte zgjodhën që të martohen në një periudhë vjetore të 2025-ës duke e shtuar kësisoj numrin e të martuarve në vendin tonë.
Kjo rezulton të jetë statika në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
E si zakonisht, kosovarët edhe këtë vit vendosën që më së shumti martesat t’i lidhin në verë. Muaji me numrin më të lartë të kurorëzimeve ka qenë gushti, me gjithsej 1,972 kurorëzime, i ndjekur nga janari me 1,497 dhe shtatori me 1,234.
Ndërkohë, muaji mars shënon numrin më të ulët të kurorëzimeve, me 832 gjithsej, transmeton lajmi.net.

Sipas statistikave mujore, pas janarit dhe gushtit, numër i konsiderueshëm i martesave është regjistruar edhe në korrik (1,236), prill (1,224) dhe maj (1,174), çka tregon se sezoni veror mbetet periudha më e preferuar për kurorëzime në vend.
Muajt e dimrit dhe fillimi i pranverës shënojnë nivele më të ulëta, veçanërisht shkurti me 1,065 raste dhe qershori me 850.
Në anën tjetër, ASK bën të ditur se gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar gjithsej 1,183 shkurorëzime në Kosovë.

Numri më i lartë i shkurorëzimeve është shënuar në korrik, me 177 raste, ndërsa më i ulëti në gusht, me 97 shkurorëzime.
Muajt tjerë kanë shënuar shifra relativisht të njëjta, në janar (124), shkurtin (141), prillin (140) dhe shtatorin (133).
Të dhënat e ASK-së tregojnë se, ndonëse numri i shkurorëzimeve mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me kurorëzimet, ato vazhdojnë të jenë të pranishme në mënyrë konstante gjatë gjithë vitit.
Këto statistika ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi trendët demografikë dhe socialë në Kosovë gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025.
Për arsye të ndryshme e krejtësisht personale, shumë çifte zgjodhën që edhe më 2025 t’i japin fund marrëdhënies së tyre martesore./lajmi.net/