3 hapat që duhet t’i ndiqni për t’i bërë ëndrrat realitet

Të gjithë dëshirojmë që t’i bëjmë realitet ëndrrat tona, dhe e vërteta është se, nuk është aq e vështirë realizimi i tyre ashtu siç ne mendojmë. Ndiqni këta tre hapa, në mënyrë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet.

Lifestyle

18/05/2015 17:55

1. Zbuloni pasionin tuaj
self-reflection
Çfarë ju bën të ndiheni të gjallë? Çfarë ju përmbushë, frymëzon dhe ju mahnitë? Hapi më i madh që mund ta bëni drejt realizimit të ëndrrave tuaja është që të zbuloni pasionin tuaj. Kjo mund të jetë diçka artistike si shkrimi, dizajnimi apo shpikja – ose diçka si hulumtimi dhe përfundimi i projekteve.

Pasioni juaj nuk duhet domosdo të jetë i madh. Mund të jetë edhe i vogël. Pavarësisht se cili është pasioni juaj, është e rëndësishme që gjithmonë ta ndiqni atë kur ai iu tërheqë. Pasioni juaj është në fakt shpirti i cili e thotë atë që dëshiron të bëjë. Kjo është jeta jote. Çfarë dëshiron shpirti juaj? Harrojeni famën, pasurinë dhe popullaritetin. Harroni atë çfarë egoja juaj dëshiron, atë çfarë prindërit tuaj dëshirojnë, atë çfarë bëjnë shoqëria dhe atë çfarë pret familja nga ti. Të gjitha këto nuk iu lejojnë t’i realizoni ëndrrat. Hapi i parë është të bëni atë çfarë shpirti ua do, transmeton Lajmi.net.

Bëhuni të fiksuar pas tij
become-obsessed
Fjala është të bëheni të fiksuar me kthimin e ëndrrës në realitet. Askush kurrë nuk ka krijuar jetën që ka dëshiruar vetëm duke shpresuar për diçka. Si mund ta bëni pasionin tuaj? A mund ta bëni atë më shpesh? Si mund ta bëni më mirë, më profesionalisht, me më efikasitet, duke shtuar më shumë vlerë tek njerëzit? Pasioni juaj duhet të bëhet hobi juaj, puna juaj, dhe përkushtimi juaj. Duhet ta mbushë ndërgjegjen tënde, orarin dhe zemrën.

Kur jeni të obsesionuar me punën tuaj, njerëzit e tjerë bëhen të obsesionuar me të, gjithashtu. Bashkojeni pasionin me jetën tuaj!

Keni besim në universin

Universi është në anën tënde. Nëse dëshironi ta realizoni ëndrrën duke e vënë atë në fokus, kohë dhe përpjekje, universi do të ju jap energji për t’iu sjellë diçka të mahnitshme. Një tjetër hap i rëndësishëm është t’i qartësoni qëllimet tuaja. A dëshironi që t’i bëni ëndrrat realitet për t’iu treguar të tjerëve që janë gabim kur thonë se ëndrrat nuk realizohen? Atëherë ju jeni duke operuar nga egoja.

A dëshironi ta realizoni atë për shkak që dëshironi të ndjeheni më superior se të tjerët? Prapë egoja. A dëshironi ta realizoni atë që të bëheni një milioner dhe ta blini një Ferrari për të cilin keni ëndërruar gjithmonë? Përsëri ego, transmeton Lajmi.net.

Sigurohuni që qëllimet tuaja të jenë të pastra dhe të drejtuara në shtimin e vlerës, ndarjes dhe ndryshimit të botës për mirë. Universi e di gjendjen e zemrës tënde dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat. Synimet tuaja reflektojnë në nivelin tuaj të suksesit.

Kur të zbuloni pasionin tuaj, qëndroni atij besnik, bashkojeni me jetën, jetoni në një hapësirë energjike, besoni universit dhe mbani qëllimet të pastra, atëherë ekuacioni i suksesit do të jetë në rregull. Askush nuk ka dështuar apo jetuar një jetë të palumtur kur të gjitha këto kanë qenë në linjë.

Në të ardhmen e afërt, ju do të arrini që t’i realizoni ëndrrat nëse i ndiqni këto që i thamë më lartë!