2Ton thotë se për të nuk është e vështirë që të bëjë hite

2ton së shpejti vjen me këngë të re dhe mendon se do të jetë hit.

ShowBiz

03/06/2020 18:39

2Ton ka paralajmëruar fansat se po vjen me një projekt të ri muzikor, të cilin do ta publikojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Ky projekt muzikor pritet të publikohet gjatë kësaj jave. Derisa ndodhet në studio duke punuar, 2Ton ka theksuar se për të është shumë e lehtë që të bëjë hite.

“Për mu leht me bo hit hit”, ka shkruar ai pranë postimit.

Kujtojmë se “Boni t’fala” titullohet projekti i fundit muzikor nga 2Ton, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/