2Ton sjell një pjesë të shkurtër të këngës së re

2Ton ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

09/04/2020 19:01

Reperi 2Ton është shumë aktiv me këngë të reja, ai bëri të ditur që projekti i radhës është rrugës, shkruan lajmi.net.

2Ton ashtu sikurse disa artistë, nuk e ka ndërmend të ndalet edhe gjatë pandemisë, ai ndau me ndjekësit një pjesë të këngës së re.

“T’fala”, titullohet projekti i ri i reperit, për të cilin ka bashkëpunuar me Metro Music dhe Negon.

Kujtojmë se “Amore” është kënga e fundit nga 2Ton, ndërsa më poshtë mund të dëgjoni disa sekuenca të projektit të ri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-w-Fi3Dmm5/