2ton në përgatitje të këngës së pestë për vitin 2021

Rep-artisti ka nisur vitin me projekte të shumta muzikore.

ShowBiz

14/04/2021 16:44

Nuk ka shumë ditë që ka lansuar këngën e re e cila u prit shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Dhe siç duket, 2ton së shpejti do publikojë edhe projektin e pestë më radhë për vitin 2021.

Përmes një storie të postuar në profilin e tij në Instagram, këngëtari nga studio ka publikuar një video derisa në prapavijë dëgjohet melodia e këngës.

Ndryshe, 2toni nuk ka shkruar ndonjë mbishkrim në postim vetëm se ka ndarë videon në storien e tij.

Theksojmë se, “Fytyra jote” është kënga që artisti ka publikuar dy javë më parë e cila ka arritur 5 milionë shikime në YouTube./Lajmi.net/

YouTube player