2Ton dhe Ermal Fejzullahu me bashkëpunim

Shumë shpejt vjen një hit i ri nga bashkëpunimi 2Ton dhe Ermal Fejzullahu.

ShowBiz

07/04/2014 22:58

Bashpëkpunimet në estradë nuk po ndalen. Këtë verë do të na kaplojnë ‘vërshimet’ nga bashkëpunimet e shumta mes artistëve të njohur, e sidomos ato mes këngëtarëve të zhnreve të ndryshme me reperë.

Derisa po presim që të lansohet kënga e Vedat Ademi me reperin Capital T, e cila do të shumë shpejt, tani kemi lajmërim edhe për një tjetër bashkëpunim të këtij lloji.

Ermal Fejzullahu dhe 2Ton janë bërë bashkë dhe ata garantojnë një superhit që do të dalë së shpejti, ndërsa për detajet e këngës ende nuk është bërë asgjë e ditur.

Nga Ermali pritet edhe një bashkëpunim tjetër këtë verë, e që është më babain e tij Sabri Fejzullahu, ndërsa 2Ton pak më herët ka lansuar këngën ‘Ato’, bashkëpunimi me Visarin e Babastars.