Polici kosovar “zbutet” për shoferen: Dënimi 150 euro, por për ty 40 në shenjë respekti

110 euro më pak për një shofere kosovare shkaku i respektit që polici kishte për të. Një video që po qarkullon në “Tik Tok” është bërë tejet virale, ndërsa shihet diskutimi mes një polici e një shofereje, përcjell lajmi.net. Siç dëgjohet në video, dënimi duhej të ishte me 150 euro dhe heqje pikësh, por zemërgjerësia…

Lajme

24/03/2023 23:49

110 euro më pak për një shofere kosovare shkaku i respektit që polici kishte për të.

Një video që po qarkullon në “Tik Tok” është bërë tejet virale, ndërsa shihet diskutimi mes një polici e një shofereje, përcjell lajmi.net.

Siç dëgjohet në video, dënimi duhej të ishte me 150 euro dhe heqje pikësh, por zemërgjerësia e policit kishte kaluar përmasat.

Kësisoj, ai vendosi ta dënojë vetëm me 40 euro, e më pas kjo mund të zbritet në 20 nëse shoferja do ta paguante brenda dy javësh.