Nis protesta e bizneseve, bllokohet hyrja tek rrethi te Kazerma

Bizneset do të protestojnë sot në Prishtinë për dy orë, nga ora 10:00-12:00 duke i mbyllur hyrjet kryesore në Prishtinë. Protesta vetëm se ka filluar dhe në pamjet e siguruara nga lajmi.net është parë se hyrja tek rrethi te Kazerma, në drejtimin Fushë Kosovë-Prishtinë është bllokuar. Një numër i madh i qytetarëve dhe kamionavë është…

Lajme

29/05/2025 10:07

Bizneset do të protestojnë sot në Prishtinë për dy orë, nga ora 10:00-12:00 duke i mbyllur hyrjet kryesore në Prishtinë.

Protesta vetëm se ka filluar dhe në pamjet e siguruara nga lajmi.net është parë se hyrja tek rrethi te Kazerma, në drejtimin Fushë Kosovë-Prishtinë është bllokuar.

Një numër i madh i qytetarëve dhe kamionavë është parë teksa e kanë bllokuar rrugën.

Protesta do të zhvillohet në këto pika kryesore:

Veterniku – hyrja për në qytet

Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë

Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë

Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë

Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të menaxhuar trafikun dhe riorientuar automjetet drejt rrugëve alternative.