Kusari-Lila: Antony Blinken u nxitua

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila ka komentuar edhe deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me kritikën ndaj aksionit të policisë në komunat veriore. Përderisa Kurti e cilësoi si naive, Kusari-Lila sonte e interpretoi si pak të nxituar, përcjell lajmi.net. Gjithsesi, ajo pohoi se vendimet e shefit…

Lajme

07/06/2023 23:44

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila ka komentuar edhe deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me kritikën ndaj aksionit të policisë në komunat veriore.

Përderisa Kurti e cilësoi si naive, Kusari-Lila sonte e interpretoi si pak të nxituar, përcjell lajmi.net.

Gjithsesi, ajo pohoi se vendimet e shefit të qeverisë, në asnjë element të vendimmarrjes nuk mund të quhen anti-amerikane.

“Ajo mundet me qenë deklarim, që mundet të jetë kualifikimin e vlerësimit që është dhënë paraprakisht. Po them që vlerësimi që është dhënë për ditën e premte m’u ka dukur paksa i nxituar. Ka forma apo mënyrë të shprehjes së pakënaqësisë, ka qenë shkarje në kuptimin se si vlerësohet një deklaratë. Në asnjë element të vendimmarrjes, nuk mund t’i thuhet anti-amerikanizëm”, ka thënë ajo në Debat Plus.