Gani Geci i mllefosur ndaj grafiteve denigruese kundër vëllait të tij, tregon kush i bëri

Gani Geci ka reaguar  pas grafiteve denigruese që janë shfaqur në Prishtinë kundër vëllait të tij, Fadil Geci, pas dëshmisë që dha para Dhomave të Specializuara në Hagë.  Ai tha se rastin për këto grafite denigruese tashmë e ka raportuar në Policinë e Kosovës. “Sapo lajmërova rastin në Polici. Ky rast është nxitje e urrejtjes,…

Lajme

25/10/2024 14:39

Gani Geci ka reaguar  pas grafiteve denigruese që janë shfaqur në Prishtinë kundër vëllait të tij, Fadil Geci, pas dëshmisë që dha para Dhomave të Specializuara në Hagë. 

Ai tha se rastin për këto grafite denigruese tashmë e ka raportuar në Policinë e Kosovës.

“Sapo lajmërova rastin në Polici. Ky rast është nxitje e urrejtjes, nxitje për vrasje sipas Kodit Penal. Po besoj që Policia kishin pas nis hetimet, po meqë vëllau jem s’është këtu e lajmërova unë rastin”, ka deklaruar Geci.

Tutje ai shtoi se vëllai i tij  ka dëshmuar  të vërtetën para Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës të formuar nga Hashim Thaçi.

Ai gjithashtu supozoi se është në dijeni se kush i ka shkruar këto grafite.

“Këto grafite denigruese unë mendoj se janë të inicuara nga një organizatë “Liria ka emër”, e në pastë liria emrin “Hashime”.

Geci tha se nëse edhe ai vetë  do të ftohet   për të dëshmuar në Hagë  do të shkojë nëse ftohet dhe se do t’I mbulojë shpenzimet vetë.

“Vallahi a besoni që biletën kom me pagu vetë, e hotelin vetë vec mos t’më thirrshin. Unë pa letër s’muj shkoj”, ka thënë ai./Lajmi.net/