Enver Hasani i tmerruar me Deklaratën për të Zhdukurit: Serbia shfajësohet 100 për qind
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar marrëveshjen e sotme në Bruksel për të zhdukurit. Sipas tij, ky akord ka defekte serioze juridike. Fillimisht, për shkak se nuk shkruan për shtetësinë e Kosovës dhe se juridikisht, deri në vitin 2008, për çkado që ka ndodhur në vendin tonë e bën përgjegjës OKB-në, përcjell lajmi.net.…
Lajme
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar marrëveshjen e sotme në Bruksel për të zhdukurit.
Sipas tij, ky akord ka defekte serioze juridike. Fillimisht, për shkak se nuk shkruan për shtetësinë e Kosovës dhe se juridikisht, deri në vitin 2008, për çkado që ka ndodhur në vendin tonë e bën përgjegjës OKB-në, përcjell lajmi.net.
Hasani ka thënë se një dokument i tillë është i pafalshëm, pasi Serbia shfajësohet 100 për qind.
“E dyta, do të thotë është çështja thotë palët, po e parafrazoj, i përmend provat materiale të cilat institucionalisht palët i kanë në posedimin e tyre. Kjo është katastrofë. Kosova është krijuar në natën e 17 shkurtit 2008.
Si mundesh ti me nënshkru diçka edhe me thënë që institucionalisht ki prova materiale për një konflikt kur ti as s’ke ekzistu. Kjo është e pafalshme. Është e pabesueshme. Jam tmerruar. Kjo është katastrofë, me të thënë të drejtën. Serbia shfajësohet 100 për qind”, tha ai në një lidhje direkte për T7.