Dy vëllezër dëshmorë, vet luftëtar i shquar i UÇK-së: Albulena Haxhiu e akuzon Ramush Haradinajt “për lidhje me Serbinë”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur sot konferencë për media ku ka treguar në lidhje me punët e kryera të kësaj Ministrie gjatë vitit 2024. Ajo u pyet edhe në lidhje me deklaratat e mbrëmshme të Kryeministrit Kurti për Prokurorinë Speciale, e kësaj here përveç Prokurorisë e Kryeprokurorit ajo vendosi ta sulmoj edhe njërin…

Lajme

30/12/2024 13:57

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur sot konferencë për media ku ka treguar në lidhje me punët e kryera të kësaj Ministrie gjatë vitit 2024.

Ajo u pyet edhe në lidhje me deklaratat e mbrëmshme të Kryeministrit Kurti për Prokurorinë Speciale, e kësaj here përveç Prokurorisë e Kryeprokurorit ajo vendosi ta sulmoj edhe njërin nga kandidatët për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiç”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vjen nga një familje të cilët humbën dy djem ushtarë gjatë luftës së UÇK-së ndërsa vet ishte një nga luftëtarët e shquar të UÇK-së ndërsa ministrja Haxhiu e lidh atë me Serbinë dhe Radojiçiqin.

“Lufta” e Qeverisë Kurti 2 me institucionet e drejtësisë po vazhdon ende, e ajo u pa hapur edhe dje në një intervistë të Kurtit ku i krahasoi prokurorët me “kërmij” e “lepuj” që siç nënkuptoi ai shndërrohen varësisht me kë merren.