Chollet takohet me Gjuriqin, ia përsërit rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

Këshilltari special në Departamentin Amerikan, Derek Chollet, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq. Chollet përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se gjatë takimit kanë folur për rëndësinë e implementimit të zotimit për marrëveshjen që u arrit në Ohër. Kjo sipas Chollet,…

Lajme

31/03/2023 22:38

Këshilltari special në Departamentin Amerikan, Derek Chollet, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq.

Chollet përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se gjatë takimit kanë folur për rëndësinë e implementimit të zotimit për marrëveshjen që u arrit në Ohër.

Kjo sipas Chollet, është mënyra që të shënohet progres në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Po ashtu, zyrtari i lartë amerikan ka thënë së ka falenderuar Serbinë edhe për mbështetjen e Ukrainës.

“E mrekullueshme të takosh ambasadorin Marko Gjuriq, me të cilin sot bisedova mbi rëndësinë e zbatimit të zotimit për marrëveshjen e BE-së në Ohër, në mënyrë që të shënohet progres në ambiciet serbe drejt BE-së. Falënderova Serbinë për mbështetjen e Ukrainës.” – tha ai.