Bëhen të ditur emrat e shqiptarëve që u arrestuan mbrëmë nga policia serbe në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc

Kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktori Gani Veseli u arrestuan mbrëmjen e 9 qershorit nga Policia e Serbisë. Ismaili dhe Veseli u arrestuan për shkak të një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës. Dje, pak para mesnatës, koordinatori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Nevzad Lutfiu në deklarimin…

Lajme

10/06/2023 10:22

Kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktori Gani Veseli u arrestuan mbrëmjen e 9 qershorit nga Policia e Serbisë. Ismaili dhe Veseli u arrestuan për shkak të një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.

Dje, pak para mesnatës, koordinatori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Nevzad Lutfiu në deklarimin e tij për opnionin rreth këtyre arrestimeve, tha se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.

“Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”, shkroi ai.

Ndërsa, aktori Veseli ka njoftuar se disa orë pasi u intervistuan në stacionin e Policisë, Ismaili dhe ai janë liruar.

“Jemi mir, me drejtorin e Sh.K.te Bujanocit jemi liuar nga organet e Policis ne Bujanoc. Falemderit nga mesazhet e pa numerta, per cdo info neser do te japim njoftim permes konfereces, filmat nuk do te mbahen deri me nje kohe te pacaktuar.”, ka shkruar Veseli.