27 vjeçarja që u dërgua në QKMF pa shenja jete, nuk kishte shenja dhune as diagnozë mjekësore

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Komunën e Istogut.

Lajme

07/04/2020 16:11

“Është raportuar se viktima femër kosovare në QKMF Istog ishte pranuar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, në cilësi të dëshmitarëve kanë intervistuar disa nga familjarët e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Për këtë rast “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me togerin e Stacionit Policor në Istog, Ramadan Gashi, i cili ka thënë se viktima nuk ka pasur shenja të dhunës.

“Mjeku kujdestar në ditën kritike e thirrur policinë për një rast, ku një grua 27 vjeçare është sjell në shtëpi të shëndetit. Shenja të dhunës viktima nuk ka pasur, as nuk ka pasur diagnozë të përcaktuar nga mjeku. Më pas janë thirre njësitet e hetimeve rajonale të cilat kanë dalë në vend të ngjarjes. Në vend të ngjarjes ka qenë edhe prokurori ku me urdhër të tij ka shkuar trupi në obduksion”, tha togeri Gashi.