27 viktima në 24 orë, Maqedonia e Veriut publikon bilancin e fundit të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se janë regjistruar 1129 raste të reja pozitive me koronavirus nga 4045 testime të realizuara. Vetëm në Shkup janë raportuar 458 infeksione.

Lajme

13/04/2021 20:46

Po ashtu, autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 27 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19 ndërsa 1152 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 140 mijë të infektuar, ndërkohë janë shëruar 118.946 pacientë.

Fatalitetet në Maqedoninë e Veriut kanë arritur në 4289 ndërkaq raste aktive janë afro 20 mijë.