26 vite pa titull, trajneri i Partizanit në lot kur sheh surprizën

16:43 | 26 Maj 2019

Me rastin e fitimit të kampionatit pas 26 vitesh nga ana e Partizanit, ekipi i kuq pati një ftesë të veçantë në emisionin “E Diell në Top Channel”.

Të gjithë lojtarët, trajneri Skënder Gega dhe drejtori Olsi Rama, ishin të pranishëm në studio, për të treguar disa nga emocionet e këtij sezoni. Moment emocionues ishte edhe përlotja e Skënder Gegës, teksa për trajnerin ishte përgatitur një spot nga familja.

Fjala e Olsi Ramës

Ëndërr e bërë realitet, i admiroj tifozët e Partizanit që për 26 vite kanë pritur, dhe e kanë ndjekur në kategoritë më të vështira. Në emër të gjithë ekipit dhe lojtarëve, i falënderoj lojtarët. Ka vetëm një recetë, këtë vit 100% merita i takon punës së gjunjve të këtyre djemve që kanë luajtur në fushë, por edhe koka e tyre. Për herë të parë, Kombëtarja ka 4 elementë nga një ekip i Superligës.

Fjala e Skënder Gegës

Edhe pse kanë kaluar 26 vjet, të gjithë e kanë vënë një tullë për Partizanin, që erdhi këtë vit edhe kampionati. Besoj se ishte kampionati më i vërtetë, falë punës 1-vjeçare, por edhe falë asaj që bëmë, u ndjemë të gjithë si familje. I pamë gjërat me optimizëm, dhe çdo gjë funksionoi në mënyrë perfekte. Trashin dhe Telushin me hatër? Secili është i veçantë, në atë që ato janë, i meritojnë të bëjnë krah, kanë vlera.

Partizani – E Diell on Vidnews.

Çdo trajner ose prind, ka nevojë për 2-3 njerëz, edhe pse me disa probleme. Janë thirrur në Kombëtare, të gjithë ne ndihemi krenarë për ta. Kam një shirit të kuq në dorë, i koincidon me klubin. E vura ndeshjen e parë, dhe miqtë e mi e vunë re, më thanë të mos e heq dhe e kam mbajtur që nga ajo ditë. Familja është e shenjtë për çdo njeri, por në një moment kur je shumë larg, edhe malli e ëndrrat të shtyjnë, që ata të ndihen krenarë. Sot familja është shumë e madhe, gjithë këto çuna. Kam ndenjur edhe pa gjumë për ta. Kur fituam, fillova vrapin në mesfushë për t’i falënderuar, por familja është ajo që hap dhe mbyll sytë me ta.

Fjala e presidentit Gazmend Demi

Ishte një ëndërr për gjithë tifozerinë e Partizanit. Ishin 6 vite sakrifica për mua, por që në fund u shpërblyem. Tifozët të jenë të sigurt. Partizani do vazhdojë do jetë një ekip për përpara. Për lojtarët dhe stafin, nuk ka mbaruar asgjë. Do marrim shembullin e Korçës, që ta shohim ekipin në grupet e Europa Ligës.

Ne që nga ky vit, do kemi ndeshjet në fushën tonë, mini-stadiumin tonë të vogël, ku entuziazmi i tifozerisë do jetë më i madh,  dhe me ekipin luftarak, ndoshta edhe më mirë se ky vit. Këtë sezon ne fillojmë stadiumin tonë të ri. Kjo është mbyllur tani, është dhënë premtimi.

Në një moment të spektaklit, skena ishte për Jurgen Bardhin, që filloi të kërcejë një nga kërcimet e tij të preferuara, ndërsa teksa me shaka iu bë një ofertë për të qenë pjesë e stafit të emisionit, Bardhi u përgjigj: “Nëse rroga është e mirë këtu tek E Diell, pse jo, do vija…”

Diçka interesante ishte edhe rrëfimi i Kalarit, që tregoi se babai i tij, e shoqëron gjithmonë në stërvitje dhe në çdo ndeshje: “Babai ka 27 vjet që më ndjek, që kur kam shkuar për herë të parë për dore në stërvitje. Mirë që më ndjek, edhe pas stërvitjes, më bën analizën. Ndonjëherë i them boll, se jam i lodhur. Kemi kaluar aq shumë në karrierë, dhe duhet të jemi realistë. Ndonjëherë duhet thënë stop, ndoshta është herët, të gjithë kemi planët e veta.