25 vjetori i rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt, Kurti bën homazhe në Marinë të Skenderajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Marinë të Skenderajt, në 25 vjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt. “Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Komunës së Skenderajt. Kryeministri Kurti…

Lajme

30/05/2024 15:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Marinë të Skenderajt, në 25 vjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt.

“Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Komunës së Skenderajt. Kryeministri Kurti vendosi lule të freskëta në përkujtim të rënies heroike të dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e ashpër me forcat serbe.”

Siç njofton ZKM, Kurti ka thënë se përjetë duhet të jemi falënderues dhe mirënjohës dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës.

“Duke ju falënderuar luftës së tyre e shokëve të tyre, dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, dhe popullit mbarë, gëzojmë lirinë dhe e kemi shtetin, tha Kryeministri, duke ritheksuar se u jemi përjetë mirënjohës dhe falënderues.”

Kurti ka thënë se kjo duhet bartur brez pas brezi dhe institucionalizuar në muze në mënyrë që të mësohet historia e dëshmorëve.

“Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve, Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin e këtyre dy familjeve patriotike dhe i falënderoi për qëndresën e tyre.”