25 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Afganistan

Së paku 25 persona raportohet të kenë vdekur dhe 38 të tjerë të lënduar nga një sulm vetëvrasës në provincën Faryab në Afganistan.

Bota

22/07/2015 20:35

Dr. Naqubullah Fayeq, anëtar i parlamentit ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në marketin kryesor në distriktin Alamar, raporton Al Jazeera, transmeton lajmi.net

Politikani ka thënë se numër i madh i civilëve kanë mbetur të lënduar pas një sulmi vetëvrasës me bombë duke përdorur një motoçikletë në qendër në një market

“Gra, fëmijë dhe së paku një ushtar i forcave afgane janë në mesin e të vrarëve”, ka thënë guvernatori i Faryabit, Abdul Sattar Barez.

Shefi i distriktit Alamar, Saleh Mohammad Saleh, ka thënë se disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në kryeqytetin e provincës Maimanah.

Sipas raporteve të Al Jazeerës shënjestër e këtij sulmi vetëvrasës kanë qenë Forcat e Armatosura të Afganistanit, ndërsa nga po i njëjti sulm shumë civilë kanë mbetur të vrarë e të lënduar.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin me bombë, i cili ka ardhur pas një tjetër takimi për negocimin e paqes në mes të qeverisë dhe grupit të armatosur Taliban.