24 raste nga një komunë – Këto janë qytetet që sot shënuan të infektuar me koronavirus

Edhe 36 raste me koronavirus janë konfirmuar sonte në Kosovë.

Lajme

06/06/2020 20:43

Siç ka bërë të ditur IKSHP, të gjithë rastet e konfirmuara sonte janë raste kontakti, shkruan lajmi.net.

Rastet pozitive vijnë nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe tetë pacientë të tjerë. /Lajmi.net/