24 orë në jetën e një gruaje

Nënë, bashkëshorte, pastruese e shtëpisë, e dashur dhe akoma më shumë, ja të gjitha rolet që mban një grua në shtëpi.

Lifestyle

09/01/2015 10:50

Kjo është një përmbledhje e një fotoprojekti që siti Boredpanda publikon nën siglën “theorganiseur”. Ajo tregon ditën e një gruaje mes mureve të shtëpisë me të përditshmen e saj.

Por është vetë ajo, gruaja, që shpjegon më mirë kuptimin e serisë fotografie.

Këto janë autoportrete gjatë ditës dhe natës për të treguar atë që bëj normalisht. Ideja lindi teksa përpiqesha ti shpjegoja miqve të vjetër, dhe kolegëve jetën time aktuale, gruaja që jam tani.

Kështu përzieva pasionin tim për kreativitetin me dëshirën për të marr pak frymë gjatë ditëve të mia me këto selfie.

Nuk do ta ndryshoja për asgjë në botë jetën time të tanishme, por do të më pëlqente që kjo punë të ndihmojë për të dhënë më mirë idenë e asaj që jeton një nënë, dhe një grua në harkun e 24 orëve”, thotë autorja.

/albanianscreen.tv