24 liderët më të pamëshirshëm të të gjitha kohërave (Foto)

Një aforizëm i famshëm thotë: “Heroi i një njeriu është tirani i një njeriu tjetër”.

Lajme

08/10/2015 14:46

Por derisa ne fjalosemi për vlefshmërinë dhe virtytin e ndonjë agjende politike, metodat e pashpirta prej të cilave disa liderë i kanë arritur qëllimet e tyre janë më pak të shpjegueshme.

Pas së gjithave, pa marrë parasysh se si një historian dëshiron ta ndryshojë atë, të urdhërosh që një kullë të konstruktohet nga njerëz të gjallë dhe të betonuar së bashku me llaç, është shumë brutale.

Bussiness Insider e ka përpiluar një listë të liderëve më të pamëshirshëm të të gjitha kohërave, duke përfshirë meshkuj e gra të cilët kishin vepruar në mënyra brutale për ti arritur qëllimet e tyre politike dhe ushtarake, transmeton lajmi.net.

Sqarim: Të gjithë njerëzit në këtë listë kanë udhëhequr para vitit 1980, dhe asnjë nga ta nuk është i gjallë momentalisht.

Këta njerëz janë të aranzhuar me renditje kronologjike.

1) Qin Shi Huang

Qin Shi Huang

Qin Shi Huang ka sunduar nga viti 247-210 para Lindjes së Krishtit dhe e kishte bashkuar Kinën në vitin 221 para Lindjes së Krishtit, si dhe ishte perandori i parë që kishte sunduar dinastinë Qin.

Ai ishte i njohur për vrasjet e shumta të studentëve me idetë e të cilëve ky nuk pajtohej, si dhe njihej edhe për djegien e librave ‘kritik’.

Gjatë kohës kur ai ishte duke sunduar, ai kishte urdhëruar të konstruktohet një mur gjigant si dhe një mauzole e madhe.

Shumë rekrutë të cilët ishin duke punuar në atë muri kishin vdekur, ndërsa ata që punonin në mauzole vriteshin për ta ruajtur fshehtësinë e varrit.

“Çdo herë që ai kishte zënë njerëz që vinin nga shtete tjera, ai i kishte tredhur ata dhe i kishte kthyer në sllavë.” Ka thënë për BBC-në, Universiteti i Hong Kongut Xun Zhou.

2) Gaius Julius Ceasar

Gaius Julius Caesar Augustus Germanicus (aka Caligula)

Caligula ishte shumë i njohur për shkak se kishte liruar qytetarët që ishin dënuar padrejtësisht si dhe kishte zbutur taksat.

Por pastaj ai ishte sëmurë dhe kurrë më nuk kishte qenë i njëjti.

Ai kishte eliminuar rivalët politikë (duke i detyruar prindërit e tyre ta shikojnë ekzekutimin), dhe e kishte deklaruar vetën si një Zot i gjallë.

Bazuar në historianin Romak Suetonius, Caligula kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe me motrat e tij dhe i kishte shitur ato për meshkuj tjerë, kishte përdhunuar dhe vrarë njerëz, si dhe e kishte shpallur kalin e tij si një prift.

Ai eventualisht ishte sulmuar nga një grup rojesh dhe ishte therur me thikë 30 herë.

3) Attila the Hun

Attila the Hun

Pasi që kishte vrarë vëllanë e vet, Attila ishte bërë lideri i Perandorisë Hunnic, që ishte e vendosur në Hungarinë e tanishme.

Ai e kishte zgjeruar Perandorinë e vet deri tek Gjermania, Rusia, Ukraina e deri te Ballkani i tanishëm.

Ai gjithashtu e kishte pushtuar Gaulin me qëllimin që ta sundonte atë, por ai ishte mposhtur në Betejën e Catalunian Plains.

“Aty, ku unë kam shkelur, bari nuk do të rritet më kurrë”, kështu kishte thënë ai vazhdimisht gjatë sundimit të tij.

4) Wu Zetian

Wu Zetian

Wu së pari kishte qenë një grua e dytë 14 vjeçare e pastaj kishte arritur të bëhet perandoreshë.

Ajo në mënyrë të pamëshirshme dhe ç’njerëzore i kishte eliminuar kundërshtarët e saj duke i larguar nga shteti, ekzekutuar etj, edhe nëse kanë qenë të familjes së saj.

Perandoria Kineze ishte zgjeruar shumë gjatë sundimit të saj.

Edhe pse ajo kishte taktika brutale, natyra e saj vendimmarrëse dhe talenti për të qeverisur, janë lavdëruar edhe nga historian të shumtë.

5) Genghis Khan

Genghis Khan

Genghis Khan kishte sunduar gjatë vitit 1206 e deri 1277.

Babai i Khanit ishte helmuar për vdekje kur Khani kishte qenë 9 vjeçar, dhe ai vitet e adoleshencës i kishte kaluar si sllav derisa i kishte bashkuar fiset Mongole dhe kishte shkuar ta pushtonte Azinë Qendrore dhe Kinën.

Stili i tij karakterizohet si brutal dhe historianët thonë se ai kishte masakruar në grupe.

Një prej shembujve që mund të marrim është kur ai kishte masakruar aristokratët e Perandorisë Khwarezm.

6) Tomas de Torquemada

Tomas de Torquemada

Torquenda ishte caktuar si Hetues gjatë Inkivizicionit Spanjoll.

Ai kishte themeluar shumë gjyqe në shumë qytete dhe kishte bashkuar 28 artikuj për ti udhëhequr hetuesit tjerë, gjithashtu edhe kishte autorizuar tortura të ndryshme për të marrë informacione.

Ai vazhdimisht kishte inkurajuar Mbretin Ferdinand the Mbretëreshën Isabella që hebrenjve spanjoll të ua jepnin dy mundësi, të largoheshin nga shteti apo të konvertoheshin, gjë që kishte shkaktuar që shumë hebrenj të largoheshin nga shteti.

Historianët thonë se Torquemada ishte përgjegjës për rreth 2000 njerëz që ishin djegë për së gjalli.

Befasisht, disa burime thonë se vetë Torquemada vinte nga një familje e hebrenjve.

7) Timur (Tamerlane)

Timur (aka Tamerlane)

Timur gjatë sundimit të tij prej vitit 1370-1405 kishte udhëhequr ushtrinë e tij drejt Azisë perëndimore, duke përfshirë Iranin e tanishëm, Irakun, Turkinë, Sirinë dhe ai kishte zbuluar Perandorinë Timurid.

Në Afganistanin e tanishëm, Timur kishte urdhëruar që të ndërtohet një kullë e përbërë nga njerëz të gjallë, secili mbi tjetrin dhe që të betonoheshin bashkë me tulla dhe llaç.

Ai gjithashtu kishte dhënë urdhër për ti masakruar një pjesë të njerëzve për ta dënuar një rebelim që kishte ndodhur.

8) Vlad II, Prince of Wallachia (Vlad Draculea)

Vlad III, Prince of Wallachia (aka Vlad Drăculea or Vlad the Impaler)

Kur Vlad II ishte shpallur sunduesi i principatës së Wallachisë, regjioni ishte një rrëmujë e tërë për shkak të shumë gjakmarrjeve etj.

Bazuar në tregimet e ndryshme, Vlad kishte ftuar të gjithë rivalët e tij në një banket, ku ai i kishte therur dhe masakruar të gjithë ata. (Therja thuhet se ishte metoda e tij e preferuar e torturës.)

Ai thuhet se ishte përpjek të sjell stabilitet dhe rregull në Wallachi përmes metodave të tija të pamëshirshme dhe ekstreme.

9) Czar Ivan IV (Ivani i tmerrshëm)

Czar Ivan IV (aka Ivan the Terrible)

Ivan IV kishte filluar sundimin e tij duke sjell riorganizim në qeveri duke limituar fuqinë e aristokratëve dhet ë tjerëve.

Pas vdekjes së gruas së tij të parë, Ivan kishte filluar “sundimin e tmerrshëm” duke eliminuar njerëzit më të fuqishëm të shtetit si dhe familjet e tyre.

Ai gjithashtu e kishte rrahur nusen e djalit të vet si dhe nga nervoza e kishte mbytur djalin e vet.

10) Mbretëresha Mary I

Queen Mary I (aka Bloody Mary)

Fëmija i vetëm i mbretit famëkeq Henry VIII dhe Katerina e Aragonit, Mary I ishte shpallur mbretëreshë e Anglisë në vitin 1553 dhe shumë shpejtë e kishte sjellë katolicizmin si fe kryesore dhe ishte martuar me Philip II nga Spanja, gjithashtu një katolik.

Gjatë viteve në vazhdim, ajo kishte djegur për së gjalli qindra protestant dhe për këtë e kishte fituar nofkën “Maria e Përgjakshme.”

11) Kontesha Elizabet Bathory de Esced (Kontesha e përgjakshme)

Countess Elizabeth Báthory de Ecsed (aka the Blood Countess)

Kontesha Elizabet kishte joshur shumë femra të reja fshatare në kështjellën e saj, duke ju premtuar vende pune si shërbëtore para se ajo brutalisht ti torturonte ato për vdekje.

Bazuar në historian të ndryshëm ajo kishte torturuar dhe vrarë rreth 600 vajza të reja.

Disa nga metodat e torturave që i përdorte ajo ishin: futja e gjilpërave në thonj, i mbulonte vajzat e reja me mjaltë dhe pastaj i lëshonte bletët tek to, i kafshonte për vdekje.

Gjëja më interesante rreth saj ishte që ajo e mbushte vaskën me gjakun e virgjëreshave dhe lahej aty për të qëndruar e re dhe e bukur.

12) Maximilien Robespierre

Maximilien Robespierre

Ky ishte një ndër figurat më të rëndësishme gjatë Revolucionit Francez dhe ishte kthyer në një ndër ‘lojtarët’ më dominues gjatë kohës së “Sundimit të Tmerrshëm”, që ishte një periudhë e dhunës ekstreme ku armiqtë e revolucionit ekzekutoheshin dhe futeshin në gijotinë.

Bazuar në burime historike, Robespierre shumë shpejt ishte korruptuar nga pushteti dhe ishte ekzekutuar edhe ai në gijotinë.

13) Mbreti Leopold II i Belgjikës

King Leopold II of Belgium

Ky e kishte zbuluar Shtetin e Lirë të Kongos si koloninë e tij private, dhe kishte vazhduar të bëjë pasuri të madhe duke i detyruar Kongolezët të punonin si skllevër për fildish dhe pambuk.

Miliona njerëz kishin përfunduar duke mbetur pa bukë, përqindja e lindjeve ishte zvogëluar pasi që meshkujt dhe femrat ishin të ndarë, si dhe me mijëra njerëz ishin qëlluar për vdekje gjatë rebelimeve të ndryshme.

Demografët thonë se gjatë viteve 1880-1920, popullsia ishte zvogëluar për 50%.

Këtë sistem të skllave më vonë e kishin përdorur edhe Francezët, Gjermanët dhe zyrtarët Portugez.

14) Mehmet Talat Pasa

Mehmet Talat Paşa

Historianët besojnë se Talat Pasa ishte figura kryesore gjatë gjenocidit Armen.

Si Ministër i Brendshëm, ai vazhdimisht ishte përgjegjës për largimin dhe vdekjen e rreth 600,000 armenëve.

Ai ishte vrarë në Berlin në vitin 1921 nga një armen.

Gjëja më e pazakonshme ishte se Adolf Hitler e kishte kthyer trupin e tij në Instanbul në vitin 1943, duke shpresuar ta joshë Turqinë për të ju bashkuar atij në Luftën e Dytë Botërore.

15) Vladimir Lenin

Vladimir Lenin

Në vitin 1917, Lenin e kishte udhëhequr Revolucionin e Tetorit për ta përmbys qeverinë e përkohshme.

Për rreth 3 vite kishte zgjatur ajo luftë civile, pas së cilës Bolshevikët kishin dalë të parët dhe e kishin marrë nën kontroll shtetin.

“Gjatë kësaj periudhe të revolucionit, luftës dhe urisë, Lenin kishte demonstruar një mospërfillje trishtuese për vuajtjet e shokëve të tij dhe në mënyrë të pamëshirshme kishte shkatërruar çdo kundërshtar”, kishte raportuar BBC.

16) Benito Mussolini

Benito Mussolini

Pasi që kishte ikur nga shërbimi ushtarak, Mussolini kishte krijuar Partinë Fashiste Italiane, e që ishte mbështetur nga veteranë të luftës, dhe i kishte organizuar ta në njësi të dhunshme të quajtura ‘Blackshirts’.

Ai kishte filluar ti shpërblej institucionet demokratike të qeverisë, dhe nga viti 1925 ai ishte shpallur Lideri i Italisë.

Mussolini pasi ju kishte shpëtuar atentateve të shumta kishte thënë: “Nëse përparoj atëherë më udhëhiq. Nëse tërhiqem atëherë më vrit. Nëse vdes, hakmerru për mua.”

Në vitin 1936, Mussolini kishte formuar një aleancë me liderin Nazist, Adolf Hitler.

Në prill të vitit 1945, tanimë veç i larguar nga pushteti, Mussolini kishte provuar të ikte pasi që forcat Aleate ishin duke e ndjekur, por ai ishte qëlluar dhe vrarë nga anti-fashistët dhe ishte varur mbrapsht në sheshin e Milanit.

17) Joseph Stalin

Joseph Stalin

Stalini menjëherë kishte urdhëruar industrializimin dhe kolektivizimin, e që kishte përkuar me uri masive si dhe me burgosjen e miliona njerëzve në kampet e punës në Grulag.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, djali i Stalinit, Yakov, ishte zënë apo ju ishte dorëzuar forcave Gjermane.

Gjermanët kishin propozuar ta shkëmbenin Yakovin për Marshallin Paulus, që ishte zënë pas Betejës së Stalingradit, por Stalini kishte refuzuar, duke thënë se ai kurrë nuk do ta shkëmbente një marshall fushor për një ushtar të thjeshtë.

18) Adolf Hitler

Adolf Hitler

Nga fundi i vitit 1941, Perandoria e Hitlerit veçse kishte nën sundim thuajse çdo shtet të Evropës, si dhe një pjesë të madhe të Afrikës Veriore.

Ai gjithashtu kishte shpikur një plan për ti eliminuar Hebrenjtë, Sllavët, Homoseksualët si dhe kundërshtarët politik duke i dërguar ata në kampe të koncentrimit, ku ata torturoheshin dhe punonin deri në vdekje.

Bazuar në disa raporte, Nazistët kanë vrarë rreth 11 milion njerëz gjatë regjimit të Hitlerit.

Pasi që kishin mësuar se Forcat Sovjetike ishin afër Berlinit, Hitleri dhe gruaja e tij e kishin vrarë vetën.

19) Khoroloogiin Choibalsan

Khorloogiin Choibalsan

Pas takimeve të shumta me stalinin, Choibalsan kishte adoptuar politikat e liderit Sovjetik, dhe metodat e tij i kishte aplikuar në Mongoli.

Ai kishte krijuar një sistem diktatorial dhe i kishte shtypur kundërshtarët si dhe me dhjetëra mijëra njerëz ishin vrarë.

Gjatë viteve 1930-ta, ai kishte filluar të arrestoj dhe ti vras liderët e partive të ndryshme si dhe njerëzit e fuqishëm në qeveri dhe organizata të ndryshme, përfshirë oficier ushtarak, intelektual etj.

20) Francisco Franco

Francisco Franco

Me ndihmën e Nazistëve Gjerman dhe Fashistëve Italian, Franko kishte rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike gjatë viteve të 1930-ta.

Gjatë regjimit të tij, shumë figura Republikane ishin larguar nga shteti, ndërsa ata që kishin qëndruar ishin gjykuar në gjyqe ushtarake.

Katolicizmi ishte religjioni zyrtar, si dhe gjuha Basque dhe Cataln ishin ndaluar jashtë shtëpisë.

Pasi që Franco filloi të plaket, kontrolli policor filloi të zbutet si dhe reforma të tjera filluan derisa Moroko e fitoi pavarësinë e saj.

21) Mao Zedong

Mao Zedong

Lideri Komunist, Mao, kishte zbuluar Republikën e Njerëzve të Kinës.

Nën sundimin e Maos, industria kishte qenë nën kontroll të shtetit si dhe fermerët ishin organizuar në kolektiva.

Çdo kundërshtim ndaj tij ishte shtypur dhe ishin dënuar me vdekje.

Mbështetësit e Maos kishin thënë se ai e kishte modernizuar dhe bashkuar Kinën dhe e kishte shndërruar atë në një superfuqi botërore.

Sidoqoftë, të tjerët thonë se politikat e tij kishin bërë që ai të shkaktonte vdekjen e rreth 40 milion njerëzve për shkak të punës së vështirë, ekzekutimeve dhe për shkak të urisë.

22) Pol Pot

Pol Pot

Pol Poti dhe lëvizja komuniste e tij Khmer Rouge në Kamobdi kishin orkestruar një shoqëri brutale që kishte për qëllim të krijoj një utopi agrare duke i zhvendosur njerëzit në fshatra.

Të tjerët ishin torturuar dhe vrarë.

Doktorët, mësuesit dhe profesionistët tjerë ishin detyruar të punonin në fusha dhe ta “ri-edukonin” vetën e tyre.

Çdo njëri që ja mbante vetës intelektual i çfarëdo fushe, vritej, raporton BBC.

Shumë shpesh i vritnin edhe njerëzit që mbanin syze apo që flisnin gjuhë tjera të huaja.

Mbi 2 milion Kambodian ishin ekzekutuar ose kishin vdekur si pasojë e punës së rëndë dhe urisë, për vetëm 4 vite.

23) Idli Amin

Idi Amin

Amin e kishte rrëzuar qeverinë e zgjedhur në Uganda, përmes një goditje të befasishme ushtarake dhe e kishte deklaruar vetën president.

Ai pastaj në mënyrë të pamëshirshme kishte udhëhequr për 8 vite radhazi, gjatë të cilave i kishte masakruar rreth 300,000 civil.

Ai gjithashtu i kishte larguar Aziatikët që jetonin në Uganda, kryesisht Indianë dhe Pakistanez.

24) Augusto Pinochet

Augusto Pinochet

Pinochet e kishte rrëzuar qeverinë Kiliane të Allendes në vitin 1973 me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Raportime të shumta thonë se një numër i madh i njerëzve ‘zhdukeshin’ gjatë sundimit të tij si dhe rreth 35,000 njerëz ishin torturuar.

Pinochet kishte vdekur para se të gjykohej për abuzimin e të drejtave të njeriut. (Lajmi.net)