23 lojtarët më të mirë në Ligën e Kampionëve, UEFA ‘harron’ Ronaldon

Sezoni i Ligës së Kampionëve u mbyll disa ditë më parë me finalen e PSG-Bayern Munich e fituar nga skuadra gjermane me rezultatin minimal 0-1.

Sport

28/08/2020 21:49

Ishte Bayerni skuadra kampione që ngriti lartë trofeun në këtë sezon të pazakontë që u luajt me ndeshje teke.

Në faqen zyrtare, UEFA ka bërë të ditur edhe 23 lojtarët më të mirë të këtë edicioni të Championsit. Në listë dominojnë lojtarët e Bayern Munich e PSG-së, por edhe të skuadrave surprizë si Lyon, Leipzig, dhe Atalanta.

Ajo që bie në sy është edhe prezenca e Leo Messit, por edhe mungesa e Cristiano Ronaldos. Juventusi u eleminua nga Lyoni që në 1/16 duke mos kaluar në çerekfinale e siç duket kjo ka penalizuar jo pak sulmuesin portugez, pavarësisht se kishte përformanca të mira. /Lajmi.net/