22 vjeçari nga Kosova vjedhë 80 mijë euro në Francë, i blen shtëpi dhe veturë babait në Kosovë

Një 22 vjeçar nga Kosova që jeton në Strasburg të Francës është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.

Lajme

06/05/2021 10:37

I riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë e vjedhura i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe veturë.

Për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet të jetë nga Kosova, ka vjedhur mbi 80 mijë euro pa dijeninë e shefit të tij.

Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false, shkruan media L’Alsace.

Pas intervistimit nga prokurori djali dhe babai, të cilët u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën penale.