22 goditje asnjë gol i realizuar, statistika e tmerrshme e futbollistëve të Arsenalit ndaj Brentfordit

Arsenali është mposhtur nga Brentfordi.

Sport

13/08/2021 23:43

Skuadra e Arsenalit ka pësuar humbje nga Brentfordi me rezultat 2-0 në xhiron e parë, shkruan lajmi.net.

Futbollistët e gjigantit anglez patë rastet e tyre por nuk arritën ti realizojnë.

Ata patën gjithsejtë 22 tentime megjithatë pa sukses në gjetjen e golit.

4 goditje ishin në drejtim të portës, 14 jashtë saj ndërsa 4 të tjera u bllokuan.

Statistikë katastrofale kjo e ‘Topçinjve’ të cilët duhet të jenë më efikas para portës, nëse dëshirojnë të arrijnë ndonjë sukses këtë edicion, pas shumë dështimeve viteve të fundit. /Lajmi.net/