E rëndë- Vdes burri që u plagos sot në Mitrovicën e Jugut
Personi i cili u plagos para disa orësh në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë, ka ndërruar jetë. Konfirmimin për vdekjen e 40 vjeçarit të plagosur me armë zjarri e ka dhënë Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla. Ai për lajmi.net pohoi shumë shkurt duke thënë se gjendja e tij ishte kritike dhe…
Lajme
Personi i cili u plagos para disa orësh në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë, ka ndërruar jetë.
Konfirmimin për vdekjen e 40 vjeçarit të plagosur me armë zjarri e ka dhënë Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Ai për lajmi.net pohoi shumë shkurt duke thënë se gjendja e tij ishte kritike dhe se i njëjti pas plagëve me armë zjarri ka ndërruar jetë.
“I plagosuri ka vdekur“, konfirmoi Syla për lajmi.net.
Ndërkaq, dorasi ende gjendet në arrati dhe nuk dihet identiteti i tij.
Në lidhje me këtë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, por duke mos dhënë shumë detaje.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”,u tha në njoftim.
Kurse ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është deklaruar në lidhje me këtë rast, duke dhënë detaje.
Ai bëri të ditur se i plagosur nga ky rast është 40 vjeçari, F.Zeqiri dhe se ndaj tij ishin shkrepur gjashtë plumba, transmeton lajmi.net.
Bahtiri tha se ky akt ndodhi prapa shpinës së tij dhe se gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.
Gjithashtu Bahtiri tha se aktet e tilla nuk i kontribuojnë të mirës së vendit.
Postimi i plotë:
Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij.
Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.
Të plagosurit i uroj shërim të shpejt, ndërsa solidarizohemi me familjen e tij, dhe jemi afër tyre në këto momente të vështira.
Aktet e tilla janë të turpshme dhe nuk i kontribuojnë të mirës së vendit, andaj dënoj ashpër këtë akt mizor, i cili është bërë nga persona të paguximshëm që gjuajnë prapa shpinës./Lajmi.net/