Osmani falënderon ish-presidentin Clinton për paqen në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton për lirinë dhe paqen në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Clinton ka shpërndarë një video deri sa deklaronte pas 79 ditëve të bombardimeve të NATO-s. “25 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën aleatët e NATO-s në një kampanjë ajrore që…

Lajme

12/06/2024 08:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton për lirinë dhe paqen në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Clinton ka shpërndarë një video deri sa deklaronte pas 79 ditëve të bombardimeve të NATO-s.

“25 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën aleatët e NATO-s në një kampanjë ajrore që me sukses përjashtoi forcat serbe, duke i dhënë fund represionit dhe kampanjës për spastrim etnik prej një dekade, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.  Veprimi ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008” thuhet në postimin e Qendrës “Clinton”.

Të njëjtën e ka shpërndarë ish-presidenti Bill Clinton, i cili ka falënderuar për 25 vjet paqe në Kosovë.

Osmani ka shkruar se Republika e Kosovës e falënderon Presidentin Clinton për paqen në Kosovë.

“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, shkroi Osmani në “X”. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: