Fero pretendon se Vjosa Osmani ka gisht në kujdestarinë e vajzës, flet avokatja e Arbenitës- motra e presidentes Osmani

Ish reperi Fero  tash e disa muaj po përballet me senaca gjyqësore per kujdestarinë e vajzës që ka me modelen Arbenita Ismaili. Gjatë ditës së djeshme ish reperi ka postuar disa fotografi në Instastory ku thërriste konferencë për media me pretendimin se Presidenca e Kosovës  ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të tij. Ai këto akuza…

Lajme

29/11/2024 16:15

Ish reperi Fero  tash e disa muaj po përballet me senaca gjyqësore per kujdestarinë e vajzës që ka me modelen Arbenita Ismaili.

Gjatë ditës së djeshme ish reperi ka postuar disa fotografi në Instastory ku thërriste konferencë për media me pretendimin se Presidenca e Kosovës  ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të tij.

Ai këto akuza i hodhi meqë avokatja e Arbenita Ismaili, Blinera Osmani, është motra e presidentes Vjosa Osmani.

E në lidhje me këto pretendime Lajmi.net ka kontaktuar me avokatët e të dy palëve

Avokati i  Feros, Sherif Sherifi, ka thënë që nuk është në rrjedha të ngjarjes por shpreson dhe beson që ka fakte për këtë.

“Shpresoj dhe besoj që ka përnduyrshe  përhapja e fakteve të pavërteta  paraqet shpifje kështu që nuk e besoj që nuk I ka marrë parasysh këto gjëra” ka thënë ai

Avokatja  e Arbenita ismailit,Blinera Osmani, tha se presidetja nuk ka rol hetues e gjyqësor që të ndërhyjë në seanca gjyqësore.

“Mjetet juridike I ka në dispozicion ai edhe kërkush nuke ndalë për cka do që mendon që I bëhet padrejtësi ,presidentja nuk ka rol as hetues as nuk ka rol të prokurorisë ose gjyqësorit kështu që ajo nuk ka lidhje që ai po i diskuton” tha ajo.

Për më shumë ndiqni videon e realizur nga gazetari i Lajmi.net