Aksioni i Policisë për patentë-shoferët në Pejë, Durmishi: Ka zyrtarë të arrestuar
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për patentë-shoferë në Pejë. Ai ka thënë se nga ky aksion janë arrestuar zyrtarëve, të cilët kanë punuar me patentë-shoferë. “Porsa mora lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve, të cilët kanë punuar më patentë-shoferë,…

Lajme
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për patentë-shoferë në Pejë.
Ai ka thënë se nga ky aksion janë arrestuar zyrtarëve, të cilët kanë punuar me patentë-shoferë.
“Porsa mora lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve, të cilët kanë punuar më patentë-shoferë, ne me kohë i kemi denoncuar këto raste, kohë më parë e kemi mbajtur edhe një konferencë ku i kemi paraqitur të gjitha gjetjet, që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentë-shoferë në Pejë”, ka thënë Durmishi.
Durmishi përmes një video në Facebook ka thënë se janë të pa kompromise në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në njësinë për patent-shoferë dhe uron se të gjithë të marrin dënimin e merituar.
“Shpresoj që e gjithë kjo do të shkojë deri në fund dhe të gjithë të marrin dënimin e merituar, ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Unë sot gjatë ditës, do ta bëj edhe një vizitë në Qendrën për patentë-shoferë ne Pejë për të se atje po zhvillohet puna normalisht”, theksojë zëvendësministri Durmishi.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit janë duke zhvilluar sot një aksion me dyshimet për dallavere me patentë-shoferë në Pejë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Prokuroria e Pejës.
Në krye të këtij aksioni është prokurorja, Valbona Gjocaj, derisa nuk janë dhënë detaje shtesë.
Një aksion i ngjashëm është zhvilluar edhe muaj më parë në Pejë.
Video: