Ferizajasi i cili ka larë 20 mijë kufoma tregon rastin më emocionues për të

Naser Kosumi nga Ferizaji i ka shërbyer shoqërisë tash e 30 vite që kur ka filluar punën në Bashkësinë Islame në Ferizaj. Për lajmi.net, Kosumi ka treguar që tash e 30 vite bënë përgatitjen mortore të personave që ndërrojnë jetë në komunën e Ferizajit. “Gjatë 30 viteve të karrierës time pranë Këshillit të Bashkësisë Islame…

Lajme

04/06/2024 11:34

Naser Kosumi nga Ferizaji i ka shërbyer shoqërisë tash e 30 vite që kur ka filluar punën në Bashkësinë Islame në Ferizaj.

Për lajmi.net, Kosumi ka treguar që tash e 30 vite bënë përgatitjen mortore të personave që ndërrojnë jetë në komunën e Ferizajit.

“Gjatë 30 viteve të karrierës time pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, mund të them që deri më tash ka arritur një shifër e madhe deri në 20 mijë njerëz që i kemi përgatitur”, ka thënë Kosumi.

Ai ka treguar që këtë punë e ka ushtruar para dhe pas luftës por edhe gjatë pandemisë Covid 19, si i vetmi që ka kryer shërbime mortore gjatë këtyre periudhave.

Naser Kosumi thotë se ka përgatitur mijëra kufoma por që për të më e vështira ka qenë përgatitja e babait të tij, e për të cilën thotë se njerëzit nuk kanë frikë nga kufomat por kanë mërzi e emocione kur janë familjarët e tyre.

Si periudhën më të vështirë të punës së tij, ai e specifikon kohën e luftës në Kosovë e sidomos Komandanti Rexhep Bislimi i cili ka qenë i masakruar nga forcat serbe e që thotë se e kujton shpesh herë. /Lajmi.net/

Video: