21 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, Capital T: Sakrifica juaj, liri për ne

Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, artistët tanë kanë shkruar mesazhe në nderë të familjes Jashari.

ShowBiz

05/03/2019 21:59

Capital T është njëri prej tyre që e përkujtoi heroin kombëtar Adem Jasharin dhe lartësoi veprën e gjithë atyre të cilët bënë që ne sot të jetojmë të lirë, shkruan lajmi net.

“Sërish vjen marsi, sakrifica juaj, Liri për ne, kurrë mos harroni”, ka shkruar reperi shqiptar në Instagram.

Ndryshe, kanë kaluar 21 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, të cilët do të përkujtohen gjithmonë nga populli shqiptar. /Lajmi.net/