21 vite nga rënia heroike e dëshmorit Jeton Dedushaj

Sot bëhen 21 vite që nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Jeton Dedushaj.

Lajme

05/06/2020 11:09

Dedushaj ra heroikisht në betejën e 5 qershorit të ndodhur në vijën e parë të frontit Lumbardh-Pozhar, shkruan lajmi.net.

Të njëjtën ditë, ai ishte varrosur me nderime të larta për veprën e tij.

Më 24 gusht 1999, trupi i tij u rivarros në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, ku prehet edhe sot e kësaj dite përkrah heronjve Luan e Shkëlzen Haradinaj, Edmond Hoxhës, Gazmend Mehmetaj, Skënder Çekut, Halit Cokës e shumë të tjerëve.

Dedushaj me prejardhje ishte nga fshati Vuthaj i trevës së Plavës dhe Gucisë në Mal të Zi, krahinë kjo e banuar me shqiptarë. /Lajmi.net/