21 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, pesë prej tyre në gjendje të rëndë

Në 24 orëshin e fundit në Spitalin e Pejës 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent, ndërsa 18 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajme

27/10/2020 08:51

Në të njëjtin spital aktualisht janë duke u trajtuar 21 pacientë të prekur me COVID-19.  14 nga këta pacientë janë në Oksigjeno-terapi, kurse pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve një pacientë është shëruar nga COVID-19 në Spitalin e Pejës, transmeton lajmi.net.

“Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,052 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se përgjatë kësaj kohe u kryen 93 shërbime Radiologjike, 56 Rentgena, 20 EHO dhe 17 CT-ja./Lajmi.net/