2015: Neymar dhe Messi më shumë gola se e tërë skuadra e Realit

Dyshja e Barcelonës, Neymar dhe Messi është duke kaluar në një formë të shkëlqyer në vitin 2015, pasi ka arritur të shënojë më shumë gola se e tërë skuadra e Real Madridi.

Sport

11/02/2015 18:17

Neymar dhe Messi padyshim që janë bërë të frikshëm në vitin 2015, pasi një gjë të tillë e tregojnë vet faktet.

Neymar dhe Messi së bashku gjatë vitit 2015 kanë arritur të shënojnë plotë 19 gola.

Dhe, ata kanë më shumë gola se e tërë skuadra e Real Madridit e cila gjatë vitit 2015 ka arritur të shënojë vetëm 15 gola.

Kjo e tregon edhe më mirë formën që është duke kaluar dyshja e Barcelonës gjatë këtij viti.