2013’ta e Juventusit

Juventus është mbret në futbollin italian për vitin 2013. Gjatë vitit kalendarik që është shumë pranë përmbylljes, skuadra e Antonio Contes ka grumbulluar rekord 89 pikë, 43 prej të cilave gjatë pjesës së dytë të stinorit të shkuar dhe 46, deri më tani gjatë këtij të tanishmit. Plot 11 pikë pas Bianconerëve gjendet Napoli, kurse…

Sport

28/12/2013 08:20

Juventus është mbret në futbollin italian për vitin 2013.

Gjatë vitit kalendarik që është shumë pranë përmbylljes, skuadra e Antonio Contes ka grumbulluar rekord 89 pikë, 43 prej të cilave gjatë pjesës së dytë të stinorit të shkuar dhe 46, deri më tani gjatë këtij të tanishmit.

Plot 11 pikë pas Bianconerëve gjendet Napoli, kurse në podium ka dalë Roma, falë punës së shkëlqyeshme nga trajneri i ri Rudi Garcia dhe 10 fitoreve të njëpasnjëshme në fillim të këtij sezoni.

Milani duhet të ngushëllohet vetëm me pozitën e pestë. Interi i Walter Mazzarrit janë poshtë në pozitën e tetë, madje nën Cagliarin.

Kuriozitet: Atalanta është skuadra e vetme që ka realizuar pikë të njëjta në të dyja pjesët e vitit kalendarik.

Renditja:

Juventus 89 (43-46)

Napoli 78 (42-36)

Roma 71 (30-41)

Fiorentina 68 (35-33)

Milan 64 (45-19)

Udinese 62 (42-20)

Cagliari 51 (31-20)

Inter 50 (19-31)

Lazio 45 (25-20)

Torino 45 (20-25)

Genoa 44 (24-20)

Parma 43 (23-20)

Sampdoria 43 (25-18)

Catania 41 (31-10)

Bologna 41 (26-15)

Chievo 39 (24-15)

Atalanta 36 (18-18)

Verona 29 (0-29)

Siena 19 (19-0)

Palermo 17 (17-0)

Sassuolo 14 (0-14)

Livorno 13 (0-13)

Pescara (5-0)

(Pikët e 2013/13 dhe 2013/14)