2013’ta e Barcelonës

Nëse flasim me statistika, atëherë është vetëm një fuqi dominuese në futbollin spanjoll, sa i përket vitit 2013: Barcelona. Gjiganti katalan ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve (97) dhe golave (106) në 38 ndeshje të ligës të zhvilluara brenda vitit kalendarik. Barcelona qëndroi në krye të së njëjtës kategori edhe më 2012 por…

Sport

23/12/2013 20:45

Nëse flasim me statistika, atëherë është vetëm një fuqi dominuese në futbollin spanjoll, sa i përket vitit 2013: Barcelona.

Gjiganti katalan ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve (97) dhe golave (106) në 38 ndeshje të ligës të zhvilluara brenda vitit kalendarik.

Barcelona qëndroi në krye të së njëjtës kategori edhe më 2012 por e përsëriti këtë edhe këtë stinor.

Vitin e kaluar, ekipi i drejtuar aso kohe nga Tito Vilanova grumbulloi 49 pikë nga 17 xhirot e para, kurse me 51 të tjera nga 21 ndeshjet e mbetura e mbylli stinorin me 100 pikë, të mjaftueshme për titullin e kampionit.

Kurse, tani, pas 17 xhirosh, skuadra sërish kryeson, por ka 46 pikë, aq sa edhe Atletico Madrid që megjithatë gjendet në pozitën e dytë për shkak të golaverazhit më të dobët. Përveç numrit të pikëve, Barcelona kryeson edhe me numrin e golave të realizuar më 2013.

Gjiganti katalan ka shënuar 106 herë, 57 prej të cilave erdhën edicionin e kaluar, kurse 49 nga stinori i tanishëm. Real Madrid është i dyti (90 gola: 41+49) dhe Atletico Madrid (83: 37+46).