20-vjet nga rasti “Te Pishat” në Skenderaj, rrëfimi se si ndodhi tragjedia

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) ka organizuar ligjëratën me temën “Sot, 20 vjet më parë: Rasti “Te Pishat” në Skenderaj. .

Lajme

20/03/2019 18:10

Menaxherja e Qendrës së Dokumentimit të Kosovës, Dea Dedim, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ka ndodhur gjatë kohës së luftës.

“Të gjeturat dhe faktet janë të bazuara ne deklarata të dëshmitarëve okular dhe nga tribunali i Hagës. Lufta zyrtarisht filloi 28 shkurtë 2008 dhe gjendja në Kosovë sa vinte e rëndohej. Në vitin 1999 në territorin e Kosovës u vranë 181 persona prej tyre 106 civilë. Vrasjet e civilëve nuk u ndalen. 99 u vranë 181 persona 10y civilë. Ngjarjet më së shumti vëmendje ishte Reçak 56 persona dhe Rugova me 25 persona”, tha Dedi.

Sipas saj, që nga fillimi luftës Gllogoci dhe Skenderaj ishin cak i masakrave.

“Nga janari deri në mars të vitit  99 policia serbe morën sulmuan Likoshani, Qirezi, Llausha, Tersteniku, duke lënë shumë fëmijë pa shtëpi. Nga fillimi i muajit marshonin  refugjatë. 1999, Skenderaj ishte qyteti i parë  që u sulmua. Vetëm at ditë mbi 20 persona u vranë. Ne shtëpinë e familjes Thaçi ishin mysafir familja Gashi, Vojvoda 8 persona të armatosur”, tha Dedi.

Familjari i Milazim Rexhës, Afrimi, kishte ardhur nga Gjermania për të dëgjuar rrëfimin e kësaj organizate për rastin që i ka ndodhur familjarit të tij. Ai kritikoi institucionet, sipas tij, nuk janë angazhuar me rastin.

“Kjo që po bënë kjo organizatë është një gjë shumë e mirë por sa i përket komunës është turp qe 20 vite s’ka organizuar asnjë organizim përkujtimi”, tha Rexha, raporton Ekonomia Online.

Në anën tjetër, drejtori i ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovës, Bekim Blakaj, tha se organizata që drejton do të ketë edhe të tjera rrëfime për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës.

“Siç e dini fondi për drejte humanitare ka filluar mbi ngjarjet që kanë ndodhë gjatë luftës ngjarje të cilat nuk janë të njoftuan në komunat tjera. Ky projekt s’di a do të mund të vazhdohej pa përkrahjen e ambasadës zvicerane në mënyrë që ti përkujtojmë viktimat në 20 vjetorin e vrasjes apo zhdukjes së tyre”, tha Blakaj.