20-vjeçari mbetet i bllokuar në malin e Taraboshit

Lajme

16/05/2016 21:16

Një i ri është aksidentuar në malin e Taraboshit, ndërsa ndodhet i bllokuar në vendin e aksidentit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake, 20-vjeçari Ludion Duhani nga Shkodra, ka mbetur i plagosur teksa ngjiste malin, kur për pasojë disa gurë janë shembur. Burime policore bëjnë me dije se i riu kishte shkuar së bashku me bashkëmoshatarët e tij në mal.

Ndërkaq, në vendngjarje ndodhen forca policore si dhe autoambulancat me stafin mjekësor, por terreni i vështirë pengon që të riut ti jepet ndihma.