20% të numëruara: Kurti dyfishin e votave të Hamzës, kaq kanë marrë Vjosa Osmani dhe Ardian Gjini
Janë përpunuar 19,62% e votave të numëruara për kandidatët për deputetë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh bartësi i listës së saj, Albin Kurti, deri më tani, pas numërimit të 489 vendvotimeve nga gjithsej 2,498, ka siguruar 41,955 Vota. Bartësi i listës së Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deri në këtë fazë ka marrë…
Lajme
Janë përpunuar 19,62% e votave të numëruara për kandidatët për deputetë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh bartësi i listës së saj, Albin Kurti, deri më tani, pas numërimit të 489 vendvotimeve nga gjithsej 2,498, ka siguruar 41,955 Vota.
Bartësi i listës së Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deri në këtë fazë ka marrë 20,357 Vota.
Në pozitën e tretë renditet bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, me 13,578 Vota.
Ndërkaq, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës aktualisht ka grumbulluar 7,519 Vota.