20 mijë tifozë në stërvitjen e Napolit
Entuziazëm i madh në San Paolo për skuadrën e Napolit. Para ndeshjes së fundit të pjesës së parë të stinorit në Serie A, trajneri Rafael Benitez ka vendosur që t’i hap dyert e stadiumit për seancën stërvitore të së enjtes dhe rezultati doli të jetë i jashtëzakonshëm. Gati 20 mijë tifozë ishin të pranishëm derisa…

Sport
Entuziazëm i madh në San Paolo për skuadrën e Napolit.
Para ndeshjes së fundit të pjesës së parë të stinorit në Serie A, trajneri Rafael Benitez ka vendosur që t’i hap dyert e stadiumit për seancën stërvitore të së enjtes dhe rezultati doli të jetë i jashtëzakonshëm.
Gati 20 mijë tifozë ishin të pranishëm derisa sulmuesi Gonzalo Higuain dhe shokët e tij kryen stërvitjen nën urdhrat e Benitezit.
Napoli nuk është se ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë edicion në Serie A pasi aktualisht gjendet në pozitën e tretë me dhjetë pikë më pak se lideri Juventus.
Mirëpo, tifozët nuk e braktisin ekipin dhe prezenca e tyre e madhe në stërvitjen e sotme është dëshmia më e mirë për këtë. Të dielën, Napoli do të luajë në udhëtim te Verona.