20 mijë euro tender për mirëmbajtjen e shtizave të flamujve

Për mirëmbajtjen e shtizave metalike për flamuj, sipas specifikimit, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë së Maqedonisë do të shpenzojë një milion e dyqind e tridhjetë mijë denarë, pa taksën e vlerës së shtuar ose rreth 20 mijë euro.

Lajme

28/05/2016 23:48

Qeveria rreth një muaj më parë ka shpallur tender për furnizim dhe instalim të dhjetë shtizave metalike, që do të shërbejnë për vendosjen e flamurit shtetëror të Maqedonisë.

Shtizat do të kenë një lartësi prej 30 metrash, ndërsa vlera e tenderit pa TVSH arrin 68 mijë euro. Sipas një vlerësimi të përafërt, një shtizë do të kushtojë 7 mijë euro.

Vendosja e shtizave ka filluar në vitin 2008 dhe prej atëherë shtiza metalike me flamurin shtetëror shpesh vendosen nëpër sheshe, shëtitore këmbësorësh dhe para institucioneve publike të Maqedonisë.