2 vjeçari mbijetoi pasi fikën aparaturat, seancë “jetë a vdekje” në gjykatë

Alfie Evans, 2 vjeçari që mbijetoi edhe pasi iu fikën pajisjet që e mbanin në jetë, kundër parashikimeve të mjekëve, la në pritje me zemër të ngrirë njerëzit në Britani, Itali e më tej.

Bota

24/04/2018 21:35

Një seancë urgjente u mbajt këtë pasdite në gjykatën e Mançesterit, ndërkohë që një helikopter-ambulancë rrinte në gatishmëri, në pritje të vendimit për ta dërguar fëmijën në Itali, ku autoritetet ndërhynë që të vazhdonin ta mbanin në jetë. Gjatë seancës, gjykatësi e refuzoi kërkesën e prindërve për ta dërguar në Itali dhe u tha mjekëve që fëmija duhej lënë  të vdiste në shtëpi.

2-vjeçari Alfie Evans ka disa muaj që është vënë në qendër të një sërë betejash ligjore midis prindërve dhe zyrtarëve britanikë të shëndetësisë dhe drejtësisë. Gjykatësit dhe mjekët ranë dakord që ishte më njerëzore që të fikeshin pajisjet e që fëmija të lihej të vdiste, por 2-vjeçari vazhdoi të jetojë e të marrë frymë vetë.

Prindërit kanë pasur disa përballje ligjore që fëmija të vazhdojë të mbahet në spital. Ata arritën deri aty sa t’i japin fëmijës nënshtetësi italiane që ta dërgojnë në Romë. Por më parë çështja duhej zgjidhur në gjykatat britanike.

Vogëlushi ka që në 9 Maj të vitit 2016 që është në gjendje gjysmë-vegjetative. Neurologët kanë përcaktuar se fëmija vuan nga Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale.

Kjo do të thotë që trupi i fëmijës nuk arrin të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin. Kjo sindromë është pothuajse gjithnjë fatale me fëmijët e vegjël, edhe pse disa arrijnë të shtyjnë deri në adoleshencë. Ende nuk ekziston një kurë, por ka mjekime që ulin simptomat.

4b7eca3100000578-5650177-image-a-35_1524571045089 4b804e6900000578-5650177-image-a-131_1524585660046 nintchdbpict000400984498 nintchdbpict000400986072 screen-shot-2018-02-07-at-14-19-27-800x500 4b7bab0b00000578-5650177-image-a-27_1524549925639 4b7f395900000578-5650177-image-a-40_1524573869675 nintchdbpict000400985924 web3-alfie-evans-pope-francis