2 mijë e 417 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit ka njoftuar se 2 mijë e 417 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Lajme

13/01/2022 08:07

Në ndërkohë 89 pacientë tashmë ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës dhe 424 kanë rezultuar pozitiv.

Derisa janë bërë 6 mijë e 360 testime dhe janë vaksinuar 3 mijë e 189 persona.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.

Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Në total numri i rasteve aktive është 2.992./Lajmi.net/